Agjencia e Menaxhimit Emergjent MPB priti ne takim Zëvendës Shefen e Misionit dhe Konsull në Ambasadën e Australisë në Zagreb

Agjencia e Menaxhimit Emergjent MPB priti ne takim Zëvendës Shefen e Misionit dhe Konsull në Ambasadën e Australisë në Zagreb

Krijuar në datën 10/20/2023

Prishtinë,19 Tetorë 2023

Në frymën e zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtarë, sot Zëvendësues Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Menaxhimit Emergjent z. Shefki ABDULLAHU i shoqëruar më staf, priti në takim njoftues Zëvendës Shefen e Misionit dhe Konsull në Ambasadën e Australisë në Zagreb, e cila mbulon edhe Kosovën znj. Anna Robens, e shoqëruar nga znj. Dijana Padezhanin , Zyrtare për kërkime politike dhe ekonomike në Ambasadën e Australisë në Zagreb.

Në takimin njohës, z. Abdullahu me fjalë rasti njoftoi të pranishmet për misionin e Agjencisë dhe planifikimet e zhvillimeve për të ardhmen e afërt, ndërsa ndihmën dhe mbështetjen e Australisë bazuar në përvojat dhe arritjet e tyre në një të ardhme të afërt do ishte e çmuar lartë, e sidomos me eksperiencat në emergjenca reale me të cilat ky shtet ballafaqohet.

Ndërsa në takimin me stafin e Agjencisë, të pranishmeve ju prezantua fusha e misionit, organizimi dhe mandati , ku stafi drejtues i Agjencisë pati mundësinë e diskutimeve dhe pyetjeve për përfaqësueset në të cilat edhe u përgjigjën në nivel të kënaqshëm.